Zelanda e Re është në recesionin e saj më të thellë në dekada, pas masave të rrepta në përgjigje të pandemisë Covid-19 të cilat u vlerësuan gjerësisht.
Mes muajit prill-qershor, vendi u tkurr me 12.2%, pasi vendi u detyrua që të vendoste izolimin dhe mbylljen e kufijve.
Ky është recensioni i parë i Zelandës së Re që nga kriza financiare globale dhe më i keqi që nga viti 1987, kur filloi sistemi aktual i matjes.
Megjithatë, qeveria shpreson që përgjigjja e saj pandemike do të çojë në një rimëkëmbje të shpejtë, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info
Kombi me gati 5 milionë banorë u deklarua i pastë nga Covid-19, megjithëse ende ka një numër rastesh, aty janë regjistruar vetëm 25 vdekje.
Ekonomia ka të ngjarë të jetë një çështje kryesore në zgjedhjet e muajit të ardhshëm, e cila u shty pas një rritje të papritur të rasteve Covid-19 në gusht.
“Industri si shitja me pakicë, akomodimi dhe restorantet dhe transporti panë rënie të ndjeshme të prodhimit sepse ato u prekën drejtpërdrejt nga ndalimi ndërkombëtar i udhëtimit dhe bllokimi i rreptë në të gjithë vendin,” tha Paul Pascoe, zëdhënës i qeverisë në Zelandën e Re.
Disa ekonomistë gjithashtu parashikojnë një rikuperim të shpejtë, për shkak të reagimit të fortë të Zelandës së Re ndaj pandemisë.
Në krahasim me Australinë, Zelanda e Re regjistroi një rënie të madhe ekonomike, përderisa Australia ishtë shumë më e ashpër me vendimet ndaj pandemisë./arbresh.info/
Sevilla për herë të shtatë fituese e Ligës së Evropës
Gjeorgjia kërkon statusin e kandidatit në BE për mbrojtje ku...
Edhe një gazetare ukrainase strehohet në Kosovë
Mike Pence pritet të shpallë kandidaturën për president në A...
Kurti tregon çka bisedoi në telefon me Erdoganin
Gjykata e Lartë e Okllahomës hedh poshtë dy ndalime të abort...