Me qëllim luftën kundër koronavirusit, Turqia ka dërguar ndihma mjekësore drejt Italisë dhe Spanjës.
Nga Turqia është zgjatur dora e ndihmës për Spanjën dhe Italinë të cilat janë vendet më të prekura në botë nga COVID-19 dhe në të njëjtën kohë janë bërë qendra e epidemisë në Evropë, shkruan Anadolu Agency.
Në avionin ushtarak të ngarkesave të pozicionuar në aeroportin ushtarak Etimesgut në Ankara u ngarkuan mijëra produkte të ndihmës mjekësore të tilla si maska, veshje mbrojtëse dhe lëngje antibakteriale të cilat janë të prodhuara në vend dhe me mundësi kombëtare në fabrikat, rrobaqepësitë ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Institucionit të Industrisë Kimike dhe të Prodhimit të Makinerive.
Mbi kutitë e ndihmës së dërguar ndodhen edhe mbishkrimet në gjuhën italiane dhe spanjolle fjala e Mevlana (poetit të njohur mistik dhe dijetarit Xhelaludin Mevlana Rumi) “Pas dëshpërimit ka shumë shpresë. Pas errësirës ka shumë diell” si dhe shprehja “Nga Turqia me dashuri për popullin spanjoll”.
Avioni i nisur me ndihmat e Turqisë nga Ankaraja fillimisht do të shkojë në Spanjë dhe më pas nga aty në Itali.
Elijona: Ludo ia ka zënë vendin e finales Benitës
Ndalohen për 48 orë tre të dyshuarit që u kapën me mbi 1 mil...
Kurti i njofton ambasadorët për fushatën e MPB-së rreth Ligj...
Kusari dhe Panxha diskutojnë zhvillimin e ndërmarrësisë dhe ...
Afati për president po afrohet, Mustafa: Votojmë një kandida...
Pas Konjufcës, Spiropali nesër takon edhe Haxhiun