Në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 133.902, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 10.068.555.
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 242.316, prej të cilëve 1.218 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.
SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.
Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 133.902, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 10.068.555.
Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar rreth 6,4 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka arritur në mbi 155 milionë.
Aktualisht, shteti i Teksasit është më i godituri në SHBA, me 1.007.155 raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 33.786 viktima.
Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 8,47 milionë raste dhe Brazili me mbi 5,63 milionë./AA/
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...
Via Ferrata dhe Ura Tibetiane në Jezerc të Ferizajt rrisin t...
Moti sot i vranët, vende-vende parashihen riga shiu