Komisioni Europian ka përsëritur thirrjen e saj për të gjitha vendet anëtarë që t’i përmbahen masave për të cilat kanë rënë dakord kur janë në pyetje kufizimet brenda kufijve të BE-së.
Javën e kaluar, Komisioni i ka dërguar letër Gjermanisë, Belgjikës, Hungarisë, Danimarkës, Finlandës dhe Suedisë, në me masat e njëanshme kufitare në lidhje me hyrjen dhe daljen nga ato vende, transmeton portal arbresh.info
Masat e njëanëshme kufitare janë marrë si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.
Afati i fundit për përgjigje skadon të hënën. Gjermania dhe Belgjika tashmë janë përgjigjur, gjë që “ne po e konsiderojmë me kujdes, por pozicioni ynë mbetet i pandryshuar “, tha zëdhënësi i Komisionit Christia Ëiegand.
Në Bruksel, ata theksojnë se të gjitha vendet anëtare të BE kanë rënë dakord për një qasje të koordinuar kur bëhet fjalë për çdo kufizim të lirisë së lëvizjes në Europë.
“Rekomandimet janë të qarta dhe ne presim që të gjitha vendet t’i respektojnë ato”, thotë Kristija Ëiegand.
Në fund të shkurtit, Belgjika ndaloi të gjitha hyrjet dhe daljet jo-thelbësore në vend, ndërsa Gjermania vendosi kontrollet kufitare drejt Austrisë dhe Republikës Çeke./arbresh.info/
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër