Koronavirusi që shpërtheu në Ëuhan të Kinës në dhjetor të vitit 2019, ka infektuar njerëz nga 190 vende të botës, me mbi 14 mijë vdekje, me disa shtete që janë mbyllur komplet dhe me një ekonomi në rënie.
Në Itali gjatë ditës së sotme kanë vdekur 602 njerëz, duke e dërguar numrin total të të vdekurve në 6,079, transmeton portal arbresh.info
Në anën tjetër në Francë janë raportuar më shumë se 3 mijë raste me koronavirus në 24 orët e fundit, duke e dërguar në total numrin e të infektuarve në 19,856 dhe në 860 vdekje.

Gjithashtu , në Britani të Madhe, e cila edhe vendosi që të marrë masa gjatë natës së sontme, numri i të prekurve me koronavirus është mbi 900, duke e dërguar totalin në 6,650.
Në SHBA numri i vdekjeve ka arritur në 473, ndërsa numri i të infektuarve mbi 35 mijë.
Gjatë natës së sotme, gjithashtu janë regjistruar edhe 21 raste të reja në Kosovë, duke e rritur ndjeshëm numrin e të prekurve nga koronavirus.
Në ndërkohë, Banka Botërore prêt që të fillojë një financim prej 6 bilionë dollarëve për 50 vende të botës që janë të prekura nga koronavirus. /arbresh.info/
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...