Autoritetet gjermane tanimë kanë bërë të ditur se janë duke u ballafaquar edhe me një rast të dyshuar, të infektuar me virusin vdekjeprurës kinez.
Kjo është bërë e ditur nga mediat gjermane, sipas të cilave, tanimë një grua është duke u trajtuar në Bremen, e cila u kthye nga Kina në fillim të janarit.
Autoritetet kanë bërë të ditur se ajo aktualisht po trajtohet në izolim në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit.
“Pacienti po shkon mirë klinikisht”, kanë thënë zyrtarë të shëndetësisë, duke shtuar se ende nuk ka konfirmim nëse bëhet fjalë për coronavirusin që u zbulua për herë të parë në Kinë.
Ndryshe, epidemia e coronavirusit ka vrarë të paktën 82 njerëz – të gjithë në Kinë – dhe supozohet se ka prekur më shumë se 2.890 të tjerë.
Kriza shëndetësore ka bërë që autoritetet “të vendosin në karantinë” të paktën 56 milionë njerëz që jetojnë në provincën Hubei qendrore të Kinës dhe të anulojnë festimet e Vitit të Ri Lunar në të gjithë vendin.
Pas shpërthimit, shkencëtarët kanë frikë se më shumë se 100,000 njerëz mund të jenë infektuar tashmë, në mënyrë të konsiderueshme më shumë sesa numri zyrtar./telegrafi/
Hapet në BQK ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngj...
Arrestohet në Kosovë një person me urdhërarrest ndërkombëtar...
Mourinho optimist para përballjes me Real Madridin
Prokuroria Speciale arreston një person për dhënie ryshfeti ...
Sekuestrohet një armë zjarri në Kaçanik, shoqërohet në polic...
Szoboszlai në radarin e Realit – Liverpooli i ofron kontratë...