Kreu i Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, Bob Corker, i ka vënë në dyshim, kompetencat e presidentit Donald Trump për të shërbyer në zyrën më të rëndësishme të shtetit.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pati planifkuar më herët që ta emërojë Corker, në pozitën e Sekretarit të Shtetit.
Nëse presidenti Trump nuk bën “ndryshime radikale”, ai mund ta dërgojë kombin “ në një rrezik të madh”, ka thënë senatori Corker.
Ai i ka bërë këto komente, pasi presidenti Trump reagoi me një varg postimesh në Twitter për deklaratat e tij të mëparshme rreth dënimit të dhunës dhe racizmit në protestat në Virxhinia, dhe duke propozuar se ekzekutimi brutal i islamistëve, është mënyra më e mirë për t’i penguar këto sulme, pas njoftimit për sulmin terrorist në Barcelonë, në të cilin kanë vdekur 13 persona.
“Duhet të bëhen disa ndryshime radikale”, ka thënë Corker në Tenese.
“Presidenti nuk ka qenë i gatshëm të demostrojë stabilitet dhe kompetencë, në mënyë që të jetë i suksesshëm”, ka shtuar ai.
“Dhe ne kemi nevojë që ai të jetë i sukseshëm. Kombi ynë ka nevojë për suksesin e tij, pavarësisht se a jemi demokratë apo republikanë”, ka thënë ndër të tjera Corker.
Moti sot në Shqipëri
Meloni bisedë telefonike me Zelenskyn: Italia, mbështetje em...
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...