Instituti “Karolinska” në Stokholm të Suedisë ka njoftuar sot se Çmimi Nobel për Mjekësi u jepet dy shkencëtarëve amerikanë dhe një shkencëtari britanik. Fituesit e çmimit prestigjioz janë William Kaelin, Sir Peter Ratcliffe dhe Gregg Semenza.
Sipas njoftimit zyrtar të këtij instituti, tre shkencëtarët janë përzgjedhur fitues të çmimit të famshëm për shkak të zbulimeve lidhur me ndjeshmërinë dhe përshtatjen e qelizave ndaj pranisë së oksigjenit.
Komiteti i Nobelit gjithashtu tha se zbulimet e këtyre shkencëtarëve e kanë shtruar rrugën për zbulimin e strategjive të reja dhe premtuese në luftën kundër anemisë, kancerit dhe shumë sëmundjeve të tjera.

William Kaelin është shkencëtar amerikan dhe ligjëron në Unverisitetin e Harvardit. Ai është i specializuar në fushën e onkologjisë. Në të kaluarën ka fituar edhe çmime të tjera të rëndësishme në fushën e mjekësisë për studimin e proteinave të tumorit.
Sir Peter Ratcliffe është mjek britanik dhe është i njohur për punën e tij hulumtuese për reagimet e qelizave. Ai ligjëron në Universitetin e Oksfordit nga viti 2004.
Gregg Semenza është shkencëtar i mjekësisë që merret me studimin e onkologjisë dhe kimisë biologjike. Ai është profesor në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit “John Hopkins”.
Si pjesë e fitimit të Çmimit Nobel, tre shkencëtarët do të shpërblehen me nëntë milionë krona suedeze apo rreth 828 mijë euro, shkruan “The Guardian” /Express
Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare
Policia identifikon të 40 viktimat e zjarrit vdekjeprurës në...
Procesi drejt fundit, numërohen mbi 70% e votave me postë
Drejtori i Interit flet për Kristjan Asllanit dhe konfirmon ...
Moti për sot i paqëndrueshëm në Shqipëri, zonat ku do ketë r...
Maduro pritet të paraqitet për herë të parë në gjykatë në Nj...