Çmimet e naftës të martën janë stabilizuar në tregun ndërkombëtar në shkallën prej 52 dollarësh, duke balancuar pritjet se prodhuesit kryesorë mund të vazhdojnë të ulin prodhimin edhe pas skadimit të afatit dhe si rezultat i rezervave të mëdha.
Në tregun londinez një barel naftë ka mbetur pothuajse e pandryshuar në krahasim me ditën e djeshme dhe kap shumën 51,83 dollarë. Ndryshime esenciale në çmim nuk ka pasur as në tregun amerikan ku një barel është shitur për 48,43 dollarë.
OPEC ka bërë të ditur se çmimet e naftës në rafineritë e saja të hënën kanë kapur vlerën 49,18 dollarë, që do të thotë se ka mbetur pothuajse e pandryshuar edhe në krahasim me ditën paraprake të tregtimit.
Në nëntor të vitit të kaluar OPEC dhe disa prodhues të pavarur, përfshirë edhe Rusinë, kanë vendosur të zvogëlojnë prodhimin për gjithsej 1,8 milion barela në ditë në pjesën e parë të këtij viti, për të zvogëluar rezervat rekorde. Ato, megjithatë, mbeten në shkallë rekorde.
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...