Kryeministri rumun, Dacian Ciolos deklaroi sot, në takimin vjetor të diplomacisë rumune, se vendit të tij i ishte mohuar akcesi në zonën Schengen për arsye politike dhe kjo për më shumë se pesë vjet.
“Edhe në situata krize, reagimet tona në nivel të BE-së kanë qenë të heshtura dhe unë nuk mund të mos sjell në mendje rolin thelbësor që ka bashkëpunimi ndërkufitar, shkëmbimi i vazhdueshëm i të dhënave ndërmjet autoriteteve tona si dhe fakti që për më shumë se pesë vjet, Rumanisë i është mohuar akcesi në Schengen për arsye politike, të cilat personalisht i konsideroj të pavlera duke pasur parasysh realitetin me të cilin po përballemi të gjithë ne”, tha Ciolos.
Ai vuri në dukje se Rumania dhe qeveria që ai po drejton po reflektojnë seriozisht në të gjitha këto realitete.
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj