Nën akuzën se thyen rregullat fetare, çiftet e pamartuara janë ndëshkuar sot publikisht me fshikullim, në një shesh të Indonezisë.
Turma e njerëzve ishte mbledhur të shihte pesë çifte, që u goditën nga pesë deri në 22 herë me një degë palme, pasi të kenë kryer disa muaj burg, transmeton Telegrafi.
Njësitet e policisë religjioze, i kishin kapur duke u ledhatuar ose teksa mbaheshin për dore, si dhe në një rast duke kryer marrëdhënie intime – të gjitha të ndaluara me ligj, nën regjimin konservator të regjionit Aceh.
Gjatë muajit dhjetor, dy të rinj u goditën nga 100 herë, sepse u zunë duke kryer marrëdhënie intime me dy vajza të mitura.
Fshikullimi në publik, aplikohet edhe për konsumuesit e alkoolit dhe pjesëmarrja në lojëra të fatit, të dyja të ndaluara me ligj.






KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...