Një nga gazetaret më të zëshme të Charlie Hedbo ka deklaruar se ajo të largohet nga revista satirike, pasi kjo e fundit ‘ka zbutur kriteret e saj në raport me ekstremistët islamikë’.
Zineb El Rhazoui, e ka akuzuar revistën për përkulje ndaj ekstremistëve dhe se sipas saj nuk mban më guximin e një kohë që kishte para sulmit në revistë, transmeton arbresh.info.
“Charlie Hedbo vdiq me 7 janar”, ka thënë ajo, duke e theksuar ditën kur persona të armatosur sulmuan revistën duke lënë të vdekur 12 persona.
Ajo ka shtuar se Charlie Hedbo tani ndjek rrugën të cilën e kanë kërkuar ekstremistët para sulmit.
“Liria me çdo kusht është ajo që kam dashur të Charlie Hedbo”, ka thënë ajo.
El Rhazoui kishte thënë se do të largohet në shtator, pasi revista u godit nga një sërë mosmarrveshjes të brendshme dhe pas largimeve të karikaturistit Luz dhe kolumnistit Patrick Pelloux.
Megjithatë, ajo nuk ka përcaktuar arsyet e largimit nga revista satirike, por ka shtuar se ‘Charlie Hedbo nuk është më aspak origjinal’./Arbresh.info
Qeveria shqiptare miraton Amnistinë Penale: 447 të burgosur ...
Xhaka pas kalimit në Sunderland: Krejt qeshën me mua
Tërmeti me magnitudë 4.9 ballë godet Turqinë Lindore
Përfundon protesta kundër shtrenjtimit të energjisë
MPJD kërkon angazhim ndërkombëtar pas arrestimit të ish-usht...
31 të vdekur nga shpërthimi në xhaminë e kryeqytetit të Paki...