Numri i rasteve të regjistruara të të prekurve me koronavirus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka tejkaluar shifrat e katër milionëve.
U deshën 98 ditë për të arritur në milionin e parë të rasteve të infeksionit në SHBA, dhe vetëm 16 ditë për të kaluar numrat nga tre në katër milionë, sipas Reuters.
Numri i rasteve të reja të Covid-19 po rritet me një mesatare prej 2,600 në orë gjatë kësaj jave, shkalla më e lartë në botë.
Ndërsa pandemia është përhapur në të gjithë vendin, me epiqendër që ishte New York-u, zyrtarë federalë, shtetërorë dhe lokalë po debatojnë se si ta luftojmë atë, duke përfshirë mënyrën se si dhe kur të lehtësohen kufizimet sociale dhe ekonomike të imponuara për të frenuar përhapjen e infeksionit, transmeton Telegrafi.
Në pyetjen e mbajtjes së maskave, një praktikë e zakonshme në botë e rekomanduar nga vetë ekspertët e shëndetit të qeverisë federale, është politizuar shumë dhe është kundërshtuar veçanërisht nga disa guvernatorë republikanë.
Presidenti Donald Trump, i cili po përballet me një rënie të popullaritetit në sondazhet mbi menaxhimin e krizës përpara zgjedhjeve, ka rezistuar prej kohësh për të mbajtur një maskë në fytyrë, por këtë javë i inkurajoi amerikanët që t’i vendosin ato.
Dy raste me mjete të dyshuara shpërthyese në Gjakovë, njëra ...
Punëtori lëndohet pasi bie nga një lartësi në Han të Elezit
Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet për një person...
Një person dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Podujevë...
Meta dhe YouTube humbasin gjyqin me një 20-vjeçare
Trump: Irani dëshiron të bëjë një marrëveshje, por ka frikë ...