Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, tha se Byroja Federale e Hetimeve e SHBA-së (FBI) ka nisur hetime kundër organizatës terroriste FETO në 15 shtete amerikane, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur para ligjvënësve në parlament, Çavuşoğlu tha se FBI ka filluar të shohë “fytyrën e zezë” të FETO-s në SHBA.
“Ka 15 hetime serioze rreth FETO-s të nisura nga FBI në 15 shtete. FBI na ka thënë se kanë filluar ta shohin fytyrën e zezë të tyre në SHBA si rezultat i gjetjeve që kanë bërë deri më sot”, tha kryediplomati turk.
“Madje na kanë thënë se kanë filluar disa arrestime në disa vende, përfshirë New Jersey-n”, shtoi Çavuşoğlu.
Ministri turk vuri në dukje se presidenti amerikan Donald Trump ka thënë gjatë takimit të G20-tës në Argjentinë se janë duke punuar për ekstradimin e udhëheqësit të FETO-s, Fetullah Gülen.
FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Gülen, orkestruan tentativën për grusht shteti në korrik të vitit, nga e cila 251 persona ranë dëshmorë dhe rreth 2.200 të tjerë u plagosën.
Ankaraja gjithashtu akuzon FETO-n për zhvillimin e një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht ushtri, polici dhe gjyqësor.
Ylli kosovar, Drin “makazze” Shaqiri shkëlqeu në...
Edi do të mësojë sot atë që Dolce ka thënë në “Grande Fratel...
Ekstradohet në Shqipëri i kërkuari me urdhërarrest ndërkombë...
Qeveria miraton kërkesën e MF-së për kursime e ndarje buxhet...
Sallahu pret në takim kryetarin e komunës së Kamenicës, flas...
Armend Thaqi “Ylli i Javës” në Superligën e Koso...