Disa seksione të betonit të autostradave të Gjermanisë janë shkatërruar pas disa ditësh të motit të nxehtë.
Pa investime të mëtutjeshme, këto rrugë kanë pak shanse për t’i rezistuar efekteve të ngrohjes globale, transmeton portali arbresh.info.
Një valë e nxehtësisë në ditët e fundit në pjesë të Gjermanisë, me temperatura mbi 30 gradë Celsius, ka shkaktuar që disa pjesë të auto udhëve të Gjermanisë të prishen.

Klubi i automobilave gjerman (ADAC) i ka kërkuar qeverisë federale të vendosë një strategji afatgjatë dhe të rrisë investimet.
Sipas ADAC, shoferët duhet të ngasin më ngadalë në pjesët e dëmtuara të rrugës, dhe të sigurojnë që ata të rrisin distancën nga makinat që kanë përpara. Ai gjithashtu ka paralajmëruar në mënyrë të veçantë motoçikletat, për të shmangur autostradat e dëmtuara krejtësisht./Arbresh.info/
KEK në regjim të jashtëzakonshëm: 3 njësi të Kosova A në ope...
Suspendohen nga puna dy kirurgët, që u rrahën pak ditë më pa...
“Diskutim i hapur dhe miqësor”/ Osmani takohet me presidente...
I mbijetuari i “Natës së Tmerrit” në Mitrovicë: Nëna ime u v...
Keqpërdorimet e votave në Deçan e Junik, intervistohen 30 të...
Gazmend Muhaxheri mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”