Burri më i vjetër në botë ka festuar ditëlindjen e 113-të në Spanjë.
Ai thotë se jetëgjatësia e tij është falë dietës me perime që i ka kultivuar vetë dhe një gotë verë në ditë, transmeton portali arbresh.info
Francisco Nunez Olivera, i cili ka katër fëmijë, nëntë nipër/mbesa dhe 15 stërnipa/mbesa, filloi ditën me tortën tradicionale dhe gotën e qumështit për mëngjes para se të hapë letrat e urimit nga e gjithë bota.
Vajza e tij ka 82 vjet, dhe ishte e pranishme në mesin e atyre që festoni ditëlindjen ne Bienvenida në Badajoz, jugperëndim të Spanjës, shkruan Daily Mail.
Sipas tij, ai ka qenë në spital vetëm dy herë, njëra prej tyre ishte kur operoi sytë nga katarakti.
Francisco nuk ankohet nga dhimbjet apo sëmundjet./Arbresh.info/
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”