Dhjetë anëtarë të një celule xhihadiste që po planifikonin sulme terroriste në Barcelonë janë dënuar me tetë deri në 12 vjet burg nga Gjykata e Lartë e Spanjës.
Celula terroriste, që u shpërbë nga forca policore katalunase më 2015, kishte planifikuar sulme kundër vendeve historike të qytetit, transmeto portali arbresh.info.
Anëtarët e saj donin gjithashtu të rrëmbenin dikë, ta vishnin me rroba ngjyrë portokalli dhe t’i ekzekutonin përpara një kamere, thuhet në vendimin e gjykatës.
Divizioni i krimeve të rënda ka dënuar tre individë me 12 burg për udhëheqje të shoqatës terroriste, ndërsa shtatë të tjerë kanë marrë dënime tetëvjeçare për pjesëmarrje në aktivitete të grupit.
Burrat, nga mosha 22 deri në 48 vjeç, nuk kishin dosje paraprake penale.
Celula, e cila e quante veten “Vëllazëria Islame, grupi për predikimin e xhihadit”, filloi të merrte formë në 2014 në xhami në Terrassa, në provincën e Barcelonës. Pas një periudhe trajnimi, të pandehurit krijuan një qelizë terroriste “me qëllim vetëm të vëzhgimit dhe të shërbesës së urdhrave të urdhëruar nga Daesh (Shteti Islamik)”, tha vendimi./Arbresh.info/
Rama: Shqipëria po mbyll kapitullin e krimit të organizuar
Tërmeti me magnitudë 6.2 ballë godet Japoninë
Çitaku: PDK respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, vendi...
Juventusi i uron fat Edon Zhegrovës në prag të ndeshjes me S...
Kurti kujton viktimat e masakrave të 26 marsit 1999: Të vihe...
Rey Manaj: Hajde çuna na bëni krenar sonte