Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, deklaroi se forcat ajrore të vendit mund të mbeten pa aviacion.
Sipas komunikatës së shefit të shtetit, komisioni parlamentar ka vendosur të hapë tender për zgjedhjen e llojeve të aeroplanëve të nevojshme për forcat ajrore të vendit.
Radev ka thënë se aviacioni bullgar është i vjetër 100-vjet.
Në maj të vitit 2015, komisioni për mbrojtje i Parlamentit bullgar miratoi planin për modernizimin e forcave të armatosura, ndërmjet tjerash edhe me blerjen e aeroplanëve të ri luftarakë.
Tash ky tender duhet të përsëritet.
Parlamenti i Bullgarisë ka miratuar ndarjen prej 1.4 miliard dollarëve për blerjen e aeroplanëve të ri luftarakë që do të zëvendësojnë MiG-29.
Atëherë ishte thënë se është vendosur të blihen aeroplanët suedezë të tipit JAS 39 Gripen C/D. Tash ky propozim do të shqyrtohet serish.
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, Policia në...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Agjentë të FBI shkojnë në Havana, hetojnë shkëmbimin e zjarr...
Autizmi rritet deri në katër herë më shumë në 15 vite
Kompjuterët e së ardhmes do të punojnë me dritë
OVL UÇK kundër rritjes së kostos së telefonatave për ish-bas...