Britania të mërkurën ka njoftuar vendosjen e 46 sanksioneve të reja kundër individëve dhe grupeve nga vende të ndryshme, që ajo ka thënë se kanë qenë të përfshira në zinxhirët furnizues të ushtrisë ruse dhe se e kanë ndihmuar Rusinë në vazhdimin e luftës në Ukrainë.
Ndër të sanksionuarit janë entitete që operojnë në Kinë, Turqi, Serbi dhe Uzbekistan, ka thënë Ministria e Jashtme e Britanisë.
Britania e ka mbështetur vendosmërisht Ukrainën që kur Rusia e pushtoi atë në shkurtin e vitit 2022, dhe ka thënë se po merr masa ndaj furnizuesve nga vendet e treta, për të kufizuar aftësinë e Rusisë për anashkalimin e sanksioneve ekzistuese, raporton Reuters.
“Ne do të vazhdojmë të rrisim trysninë ndaj Putinit dhe të marrim masa ndaj palëve të treta që po i ofrojnë Rusisë mallra dhe teknologji të ndaluar, kudo që janë ato”, ka thënë zëvendësministrja e Jashtme britanike, Anne-Marie Trevelyan.
Britania ka thënë se ka sanksionuar 31 persona dhe entitete lidhur me dizajnimin dhe prodhimin e dronëve dhe pjesëve të raketave, dhe me importimin e komponentëve elektronikë, dhe katër entitete me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe, që ajo ka thënë se janë të përfshira në tregtinë e naftës ruse.
Ndër 46 sanksionet e reja përfshihet edhe një ndaj Bjellorusisë. Ministria e Jashtme britanike ka thënë se ka vendosur sanksione ndaj një organizate bjelloruse të mbrojtjes, e cila prodhon teknologji ushtarake që përdoret nga Misnku për ta mbështetur Rusinë në luftën ndaj Ukrainës./rel
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen