Shefi britanik i thesarit, Philip Hammond, është duke e shqyrtuar seriozisht një rritje të madhe të pagës minimale pasi po synon që t’i japë fund rrogave të vogla në Britani.
Disa burime të afërta me shefin e thesarit kanë thënë se Hammond ka për qëllim që ta rrisë pagën minimale pa e dëmtuar shkallën e punësimit, duke lënë të kuptohet se ai është duke e planifikuar caktimin e rrogës minimale më të lartë në botë.
Sipas propozimit që është duke u diskutuar, paga minimale mund të shkojë në nivelin prej 66 për qind të pagës mesatare. Kjo do t’ia mundësonte shefit të thesarit përmbylljen e periudhës së pagesave të ulëta. “Ai është shumë i brengosur për varfërinë dhe e sheh këtë metodë si rrugëdalje nga problemi”, tha një burim.
Departamenti i Thesarit e ka nisur një hulumtim për efektet e mundshme të rritjes së pagës minimale, i cili do të kryhet nga amerikani Arin Dube. Deri më tash, ai ka deklaruar se rritja e pagës minimale nuk do ta dëmtonte punësimin në masë të madhe.
Aktualisht, paga minimale në Britani të Madhe është 8.21 funte ose 9.65 euro për orë dhe pritet që vitin e ardhshëm të rritet në 8.60 funte ose 10.09 euro për orë, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Kosovë, 2500 persona jetojnë me diabet të tipit 1, prej tyre...
Schlotterbeck në qendër të vëmendjes, klauzola për dy gjigan...
Vdekjet në vendin e punës, Hoti: Do të nisim aksion inspekti...
Sekuestrohen rreth 15 kilogramë heroinë në Ferizaj, arrestoh...
Vdes 36-vjeçari në Shtime, policia nis hetimet
Tottenham në krizë të thellë, rrezikon rënien nga liga pas 4...