Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka premtuar të ofrojë ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën, pasi presidenti Volodymyr Zelenskiy i tha atij se çfarë duhej për të mbrojtur vendin e tij kundër forcave ruse.
Përmes një bisede telefonike, Johnson i ka ofruar Zelenskyt “mbështetje të vazhdueshme ekonomike dhe humanitare”, shkruan Guardian, transmeton portal arbresh.info
Johnson thuhet se i ka thënë udhëheqësit ukrainas se ai është “më i përkushtuar se kurrë për të përforcuar Ukrainën dhe për të siguruar që Putini të dështojë”.
Britania është një nga furnizuesit më të mëdhenj në Europë të armëve për Ukrainën, ku deri me tani ka dërguar më shumë se 5,000 raketa antitank, 1,360 municione kundër strukturës, pesë sisteme të mbrojtjes ajrore me më shumë se 100 raketa dhe 4,5 ton eksplozivë plastikë, sipas ministrisë së Mbrojtjes.
Udhëheqësit diskutuan gjithashtu përparimin e përpjekjeve të udhëhequra nga OKB për të evakuuar civilët në Mariupol dhe kanë shprehur shqetësimet për të plagosurit atje./arbresh.info/
Rexhbeçaj drejt largimit nga Augsburgu – disa klube të Bunde...
Dyshohen për falsifikimin e mbi 900 euro në monedha metalike...
Donnarumma: Italia do të rikthehet e fortë dhe e madhe
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...
Zhduket një vajzë në Gjakovë