Forcat kufitare të Britanisë kanë ndaluar 74 emigrantë, duke përfshirë fëmijë, që dëshironin të futeshin me anije nëpërmjet kanalit të Anglisë në Britani të Madhe. Dy anije tjera janë ndaluar nga autoritetet franceze.
Ndalimet kanë ardhur në një kohë shumë të mirë meteorologijke në Britani. Kjo ka shtyrë autoritetet të mendojnë që moti i mirë mund të ndikojë që edhe më shumë emigrant të provojnë të futen në Britani në këtë mënyrë.
“Numri i emigrantëve që po provojnë të kalojnë kufirin është shumë i madh dhe ne jemi të shqetësuar”, ka thënë sekretari i punëve të brendshme të Britanisë, Sajid Javid.
Emigrantët që po provojnë të kalojnë në Britani në këtë mënyrë po vënë jetën e tyre në rrezik pasi që kanalet në jug të Anglisë janë ndër më të frekuentuarat prej anijeve me mallra që kalojnë nëpërmjet tyre./Express
Kurti paralajmëron takime me opozitën për Presidentin
Begaj për personat me autizëm: Të bëjmë gjithçka që ata të j...
Vdes prifti Dom Kelmend Spaqi, që gjatë luftës lajmëronte if...
FMN: Ekonomia e Kosovës në rritje më të ngadaltë, rreziqet p...
Trump thotë se SHBA është afër “ta mbarojë punën” në Iran, p...
Viktor Buzhala largohet nga partia Guxo: “Nuk më mjafton të ...