Shefja britanike e diplomacisë Liz Truss, gjithashtu favoritja për të pasuar Boris Johnson, ka deklaruar sot se Presidenti rus, Vladimir Putin do të përdor gazin rus për të mbajtur peng të gjithë botën.
Kur u pyet nga një gazetar nëse ajo besonte se “Vladimir Putin praktikisht po mban peng pjesën tjetër të botës duke shkurtuar në mënyrë drastike furnizimet me gaz në Gjermani,” Truss u përgjigj: “Kjo është pikërisht ajo që ai po bën. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që ne të mbetemi të forte në luftën kundër agresionit të tij rrënqethës”, transmeton portal arbresh.info
“Nëse Putin ia del mbanë, do të kemi mjerim të paparë në të gjithë Europën”, ka theksuar ajo.
“Ne e dimë se Putini nuk do të ndalet vetëm në Ukrainë. Ai kërcënon të gjithë Europën Lindore dhe demokracinë”, tha kreu i diplomacisë britanike./arbresh.info/
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...