Britania e Madhe tha se është thellësisht e shqetësuar nga arrestimi i 3 aktivistëve për të drejtat e njeriut në Egjipt, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme thuhet se ministri Dominic Raab ka zhvilluar një bisedë të drejtpërdrejt me homologun egjiptian.
“Mbrojtësit e të drejtave të njeriut duhet të punojnë pa frikën e arrestimit ose hakmarrjes pavarësisht vendit ku ata ndodhen”, thuhet në deklaratën ku shprehet shqetësim i thellë për arrestimin e Gasser Abdel Razek, drejtor i përgjithshëm i Nismës Egjiptiane për të Drejtat Personale (EIPR) dhe Mohamed Basheer dhe Karim Ennarah që punojnë bashkë me të.
Drejtori administrativ i EIPR, Basher u arrestua më 16 nëntor ndërsa kreu i Departamentit të Drejtësisë penale të grupit Ennarah më 18 nëntor dhe drejtori i përgjithshëm i EIPR, Razek u arrestua dje.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...