Britania e Madhe prezantoi një paketë të re sanksionesh financiare dhe tregtare ndaj Rusisë pas pushtimit të paprovokuar të fqinjit të saj, Ukrainës.
Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar më 23 qershor, nënvizohen kufizimet e reja, që përfshijnë një bllokim të eksporteve të mallrave dhe pajisjeve teknologjike, eksportin e karburanteve për avionët dhe përdorimi i paundëve dhe i euros në Rusi.
Në listën e produkteve të ndaluara përfshihen mallrat dhe pajisjet teknologjike që mund të përdoren për prodhimin e armëve biologjike dhe kimike, , produkte dhe teknologji shtesë të rafinimit të naftës, si dhe produkte dhe teknologji kritike të industrisë.
Vendimi ndalon importin, blerjen ose furnizimin dhe dërgimin e mallrave me origjinë ose që dërgohen nga Rusia që mund të gjenerojnë të ardhura.
Gjithashtu parashikohen kufizime të mëtejshme për ofrimin e asistencës teknike, shërbimeve financiare, fondeve dhe shërbimeve të ndërmjetësimit në lidhje me importet e hekurit dhe çelikut.
Sanksionet imponojnë kufizime për importin, blerjen ose furnizimin dhe shpërndarjen e mallrave që gjenerojnë të ardhura që kanë origjinën ose dërgohen nga
Rusia, si dhe asistencën teknike, shërbimet financiare, fondet dhe shërbimet e ndërmjetësimit.
Disa nga masat e reja kufizuese zbatohen si për territoret e Rusisë ashtu edhe ato të Ukrainës që ndodhen nën kontrollin e separatistëve të mbështetur nga Moska./rtk/
Si të bëni gjumë të rehatshëm
Tri mënyrat më të mira për t’i larguar dhimbjet e djegies ng...
Sarr largohet nga Chelsea, kthehet në Francë për të rigjetur...
Trump: Komentet e Kamala Harris për luftën në Gaza pasqyrojn...
Kurti u uron suksese sportistëve nga Kosova që po marrin pje...
Policia e Tropojës: Kemi kërkuar helikopter për të nxjerrë t...