Briania e Madhe ka vendosur sanksione të reja kundër sektorit energjetik të Rusisë.
“Sanksionet e sotme synojnë 20 anije të flotës hije që transportojnë naftë të paligjshme ruse, duke përfshirë Ocean Faye, Andaman Skies dhe Mianzimu, të cilat kanë transportuar secila më shumë se katër milionë fuçi naftë ruse në vitin 2024”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme.
Vendi ishullor ka sanksionuar tani më shumë se 100 anije të përdorura për transportin e energjisë ruse, duke përfshirë 93 cisterna nafte, shkruan Sky News.
Në të njëjtën kohë, kryeministri Keir Starmer konfirmoi 35 milion paund mbështetje për Ukrainën për të riparuar rrjetin e saj të energjisë./abcnews.al
KRU ‘Prishtina’: Shembjen e dheut e shkaktuan punimet në ter...
“Fadil Vokrri” “i pathyeshëm” nga shtatori i vitit 2024 – A ...
Mbrojtja: Asnjë provë kundër Thaçit, kërkohet lirimi i menjë...
Shqipëria humbet Muçin për ndeshjen me Ukrainën
Ish-Kongresmeni i SHBA-së, DioGuardi mesazh për Kombëtaren e...
Shembja e dheut, kryeprokurori i Prishtinës: Është intervist...