Britania e Madhe ka rihapur ambasadën e saj në Iran, e cila ishte mbyllur përkohësisht, tha Sekretari i Jashtëm Hamish Falconer para parlamentit.
“Ne kemi rihapur ambasadën tonë në Teheran, e cila ishte mbyllur përkohësisht. Është emëruar një person përgjegjës dhe ne do të vazhdojmë të luajmë rolin tonë të plotë në sigurimin e sigurisë së shtetasve britanikë në Iran”, i tha ai parlamentit.
Një ekip inspektorësh nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) është larguar shëndoshë e mirë nga Irani për t’u kthyer në selinë e agjencisë së OKB-së në Vjenë, pasi qëndroi në Teheran gjatë luftës midis Izraelit dhe Iranit, tha sot IAEA.
Drejtori i përgjithshëm i agjencisë, Rafael Grossi, përsëriti rëndësinë kritike të diskutimit të IAEA-së me Iranin mbi detajet e rifillimit të aktiviteteve të nevojshme të monitorimit dhe verifikimit në Iran sa më shpejt të jetë e mundur.
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin