Britania e Madhe nuk do të mbështesë formimin e “Republika Srpska” në Kosovë, ka theksuar kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Britanik, Alicia Kearns.
Kears gjithashtu komentoi planin franko-gjerman për Kosovën dhe Serbinë, i cili synon normalizimin e marrëdhënieve mes dy palëve.
“Paqartësia e gjuhës në planin [francezo-gjerman] është problematike. Flitet për vetëqeverisje. Çfarë do të thotë? A do të thotë kjo degë e ujit, rrymës dhe gazit, apo vetëqeverisje do të thotë struktura të veçanta qeverisëse? Ne nuk duhet të lejojmë Republikën Srpska në Kosovë”, tha Kearns për Al Jazeera.
“Ne jemi të vetëdijshëm se kjo çon në konsolidimin e etnonacionalizmit dhe nuk çon në unitet”, shtoi ajo.
Sipas Kearns, Britania e Madhe mbetet absolutisht e përkushtuar ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, si dhe “të mos pengohet në rrënjosjen e etnonacionalizmit”.
Kearns thotë se ka folur me ministren e Jashtme të Kosovës.
“Ka aspekte të mira të planit franko-gjermano-amerikan, por formimi i një enklave serbe është diçka që Britania e Madhe, ne ishim shumë të qartë, nuk e mbështet.
Rrugët drejt pikave kufitare të kalueshme, por me borë dhe a...
Prokuroria në Mitrovicë kërkon paraburgim për 10 prej kryesu...
Alba flet me Londrimin: Limi është i vetmi që ka treguar res...
Egjipti zyrtarisht bllokon Roblox-in, duke përmendur rreziqe...
Sot mbyllet afati për ankesa në PZAP
Mblidhet Bordi i ZRRE-së