Britania e Madhe ka vendosur sanksione shtetit të Rusisë, mirëpo gjatë ditëve të fundit ka vendosur sanksione edhe në drejtim të Bjellorusisë, e cila është duke qenë “Miku më i mirë” i shtetit rus kohëve të fundit.
Sipas mediave ndërkombetare, Sekretarja e Jashtme, Liz Truss ka thënë se tashmë Britania ka vendosur edhe sanksione në drejtim të Bjellorusisë, përcjell arbresh.info.
“Regjimi i Lukashenkos ndihmon dhe nxit në mënyrë aktive pushtimin e paligjshëm të Rusisë dhe do të detyrohet të ndjejë pasojat ekonomike për mbështetjen e tij për Putinin” – ka thënë Truss.
Megjithatë, kujtojm që sot gjatë ditës, kryeministri britanik, Boris Johnson, ka takuar trupat e NATO-së në bazën ushtarake në Tapa të Estonisë, i cili ishte i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. / arbresh.info/
Bypass-i i Shëngjinit, Rama: Investim kyç për lehtësimin e t...
Lëndim i rëndë për Courtois, humb sfidat vendimtare të këtij...
82 vjeçari goditet nga vetura në Prizren
Lëndohet Avdullahu, humb takimin e madh me Sllovakinë
Spitali i Pejës bën apel, kujdes me ushqimin për Bajram
Sllovakia publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ...