Enti Rregullator britanik për Mbrojtjen e të Dhënave (ICO) njoftoi se do të gjobisë me 565 mijë Facebook-un pas skandalit së “Cambridge Analytica” dhe përdorimit të të dhënave personale të miliona përdoruesve pa pëlqimin e tyre.
ICO-ja nisi një hetim në vazhdën e kësaj çështje që përfshin rreth 87 milionë përdorues të gjigandit amerikan të rrjeteve sociale, për të hedhur dritë në lidhje me ndërhyrje të mundshme në referendumin për largimin e Britanisë së Madhe nga BE-ja në qershor të vitit 2016, përcjell Telegrafi.
Grupi e pranoi edhe vetë personalisht se ka qenë në dije që në vitin 2015 se të dhënat personale kishin mbërritur deri në Cambridge Analytica.
Në një deklaratë të publikuar të mërkurën, ICO njoftoi se hetimi arriti në përfundimin se Facebook kishte shkelur ligjin, duke anashkaluar mbrojtjen e të dhënave personale. Ajo bëri gjithashtu të ditur se kompania nuk është treguar transparente në lidhje me mënyrën sesi të dhënat personale janë mbledhur nga palët e tjera. /Telegrafi/
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s