Mbretëria e Bashkuar ka marrë masat në sektorin e shëndetësisë duke siguruar një kontratë për më shumë se pesë milionë doza të një vaksine ndaj gripit të shpendëve.
Këto vaksina do të përdoren në rast se varianti H5N1 përhapet te njerëzit, si pjesë e përgatitjeve për një pandemi të mundshme gripale.
Vaksina ndaj gripit H5 për njerëzit është e destinuar vetëm për përdorim nëse një variant i virusit të njohur si H5N1 përhapet ndërmjet njerëzve.
Agjencia për Sigurinë Shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar (UKHSA) ka deklaruar se, në këtë fazë, nuk ka prova për transmetimin nga njeriu te njeriu.
Agjencia shtoi gjithashtu se kjo blerje është pjesë e “planeve të mirëfillta dhe të krijuara prej kohësh” për të rritur aksesin e Mbretërisë së Bashkuar në vaksina “për një gamë më të gjerë patogjenësh me potencial pandemik”.
Ekzistojnë lloje të ndryshme të virusit, me H5N1 që ka shkaktuar një “përhapje të gjatë globale” gjatë viteve të fundit, kryesisht tek shpendët, sipas UKHSA. /abcnews.al
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...