Më shumë se 10 tonë ndihma humanitare, e cila përfshin oriz, miell, vaj, ushqim për fëmijë, ushqim të konservuar dhe ujë, iu dërgua banorëve të Gazës nga Forcat Ajrore Mbretërore Britanike.
Një avion RAF A400M u ngrit nga Amani për të hedhur furnizime përgjatë vijës bregdetare të enklavës së shkatërruar nga lufta, si pjesë e misionit ndërkombëtar të ndihmës, i cili udhëhiqet nga Jordania.
Sekretari i Mbrojtjes Grant Shapps tha nga ana e tij se “Mbretëria e Bashkuar po bën gjithçka që mundet për të dërguar sa më shumë ushqime në Gaza”.
Kujtojmë se Britania ka hedhur edhe 10 tonë ushqime këtë të hënë. Mes paralajmërimeve për urinë në Rripin e Gazës të shkatërruar nga lufta, avioni pasoi dërgesat e fundit tokësore të 2,000 tonëve ndihma ushqimore britanike për të ushqyer më shumë se 275,000 njerëz në territorin palestinez./abcnews.al
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari