Britania e Madhe planifikon të hapë ”ura ajrore” që lejojnë udhëtimin pa karantinë në destinacionet kryesore europiane, pas lehtësimit të kufizimeve nga koronavirusi.
“Italia, Spanja, Gjermania, Austria, Turqia, Greqia, Franca, Belgjika, Holanda, Portugalia, Gjibraltari dhe Bermuda pritet të jenë në një listë të kombeve të ‘urës ajrore’ që do të shpallet të hënën”, raportoi “Daily Telegraph”.
Këshilltari i qeverisë për udhëtimet, Paul Charles, i cili ka udhëhequr një fushatë kundër vendosjes së karantinës për shumicën e mbërritjeve në vend që nga 8 qershori, tha se priste që destinacionet me kohë të shkurtër të mbizotërojnë në listë.
Charles përmendi Francën, Italinë, Spanjën, Belgjikën, Irlandën, Holandën, Greqinë dhe Gjibraltarin si destinacione të pritshme të ”urës ajrore”.
Ministri grek i Turizmit, Haris Theoharis njoftoi se dëshironte që turistët britanikë të rifillonin të vizitonin Greqinë pas hapjes për turistët europianë, nga 1 korriku.
Trump: Po shohim shenja përparimi për fundin e luftës Rusi-U...
Kryetari i Fushë Kosovës dorëzon 60 dosje për hetim në Krime...
Aksident i rëndë në Mejë të Gjakovës
SHBA ul tarifat për Indinë në 18 përqind/ Kusht që të ndërpr...
Pas “Memories”, Gjesti nis përgatitjet për këngë...
Aktakuzë kundër dy personave për marrje dhe dhënie të ryshfe...