Brazili i jep fund gjendjes së emergjencës për virusin Zika

08:47 | 12 Maj 2017

Brazili ka deklaruar fundin e emergjencës së shëndetit publik për virusin Zika, 18 muaj pas shpërthimit të rasteve që ishin kryetituj në botë.

Virusi që shpërndahet përmes mushkonjave nuk është konsideruar një kërcënim i madh shëndetësor deri në vitin 2015, kur u zbulua që Zika mund të çojë në defekte të rënda tek fëmijët e palindur, transmeton portali arbresh.info.

Një nga këto defekte është mikrocefalia, bën që bebet të lindin me kafkë shumë më të vogël se normalja.

Fotot e foshnjave me defekt u përhapën në panik rreth hemisferës perëndimore dhe rreth globit, pasi virusi u raportua në dhjetëra vende. Shumë udhëtarë të mundshëm anuluan udhëtimet e tyre në vendet e infektuara nga Zika.

Shqetësimi u përhap edhe më gjerësisht kur zyrtarët e shëndetësisë thanë se mund të transmetohej edhe përmes kontaktit seksual me një person të infektuar./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara