Juri Bolsonaro është duke u rimëkëmbur në spital pasi u godit me thikë gjatë një tubimi për fushatë zgjedhore në shtetin juglindor Minas Gerais.
Juri Bolsonaro ka zemëruar shumë njerëz në Brazil me komente raciste dhe homofobike.
Ai përfaqëson Partinë Social-Liberale, ai ndiqet nga miliona brazilianë në mediat sociale dhe shumëkush i referohet atij si “Trumpi brazilian”.-përcjell arbresh.info
Një sulmues e goditi atë nga përpara me thikë, pas sulmit Bolsonaro, 63 vjeç, u dërgua në një spital lokal ku zyrtarët mjekësorë dhe familja e tij thanë se ishte në gjendje të qëndrueshme.
Mjekët në spitalin e Santa Casa, ku Bolsonaro u mor për operacion, tha se plagët e tij mund të ndërpresin fushatën e tij pasi shërimi i tij mund të zgjasë disa ditë ose javë./Arbresh.info

Zyrtare: Martin Demichelis, trajner i Vedat Muriqit te Mallo...
Omani: Bisedimet SHBA-Iran përfunduan me përparime të rëndës...
Haziri: S’ka emër për president pa marrëveshje politike
Kosova mirëpret propozimin e Komisionit Evropian për heqjen ...
Vuçiq: As që më shkon në mendje njohja e Kosovës
Përleshje fizike në Prishtinë, lëndohet një person