
Military policemen stand inside their battalion during a police strike in Vitoria, Brazil, February 10, 2017. REUTERS/Paulo Whitaker
Rreth 900 policë brazilianë kanë vendosur që t’i japin fund grevës për shkak të rritjes dramatike të numrit të vrasjeve në vend.
Mbi 3,100 ushtarë dhe anëtarët e një forcë elitare policore kanë ndihmuar forcat e shtetit të patrullojnë në Espirito Santo, e cila menjëherë pas grevës së policëve për rritje rroga, u përmbys nga plaçkitjet kaotike, mbyllja e dyqaneve, shkollave dhe spitale, transmeton portali arbresh.info.
Numri i vrasjeve në vend pas hyrjes në grevë të policisë është rritur për gjashtëfish. Shumica e veprimeve të dhunshme janë kryer nëpër lagje të varfëra, kur dominojnë industritë e minierave, naftës dhe portit.
Sindikata e policisë ka bërë të ditur se që nga 4 janari, kur edhe filloi greva e policisë, janë kryer 142 vrasje.
Zyrtarët e sigurisë kanë shtuar se shumica e vrasjeve janë të lidhura me tregtinë e drogës, ndërsa janë vrarë edhe disa kalimtarë rasti.
Sipas ligjit Brazilian, është e paligjshme që policia të hyjë në grevë./Arbresh.info
MABCO: Hapja e aeroportit të Vlorës në rrezik
Tahiri nga AAK: Besojmë që do të konstituohet Kuvendi, por K...
Çitaku: Në seancën e parë të punës, do të kërkojmë të mirato...
Kusari: Ka gjasa që sonte të jenë dy seanca
Kusari-Lila: Albulena Haxhiu do të jetë Kryetare e Kuvendit
Kush do ta drejtojë seancën sot?