Google ADS

BQE fillon programin stimulues ekonomik

10:01 | 9 Mars 2015
Arbresh.info

Banka Qëndrore Evropiane do të fillojë sot një program të ri për të blerë bono qeveritare, me shpresë se në këtë mënyrë do të mbledhë fonde të reja për ekonominë e trazuar të eurozonës.

Në një përpjekje për të stimuluar rritjen ekonomike dhe rritjen e inflacionit në zonën së euros, BQE më 22 janar, vendosi të blejë bono qeveritare nga shtetet anëtare, dhe sipas modelit të bankës qendrore amerikane, do të sigurojë një shumë të holla për blerjen e bonove me kamata fikse .

Sipas programi të Bankës Qendrore Evropiane, institucioni do të ndajë 60 miliardë në muaj për blerjen e korporatave dhe bonove qeveritare për anëtarët e eurozonës, nga marsi deri në fund të shtatorit të vitit të ardhshëm, shumë e cila arrin në më se një bilion euro.

Ky vendimi i BQE-së u kundërshtua nga Gjermania, një prej anëtareve më të fuqishme të bllokut monetar, e cila nga shumica fajsohet për “kursimin e verbër të propagimit” dhe për imponimin e vizionit të tyre ekonomik për të tjerët.

Vetëm një ditë pas publikimit të lëvizjeve të fundit të Bankës Qendrore Evropiane, rendimentet e anëtarëve të eurozonës jugore, në tregun sekondar, kanë rënë dukshem./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale