Sipas shefit të Politikës së Jashtme të BE-së, Joseph Borrell, disa shtete evropiane pritet të njohin shtetësinë palestineze deri në fund të majit.
Josep Borrell e bëri këtë pretendim në margjinat e një takimi special të Forumit Ekonomik Botëror në Riad këtë pasdite, vetëm disa orë pasi ministri i Jashtëm i Norvegjisë tha “ne vërtet duam të njohim shtetin palestinez”, transmeton Telegrafi.
“Ne mund të shohim se duke bashkuar forcat mund ta bëjmë këtë më kuptimplotë”, tha Espen Barth Eide për Reuters, duke iu referuar një plani për të njohur shtetësinë palestineze së bashku me një prezantim të një plani paqeje të mbështetur nga shteti arab në OKB.
Muajin e kaluar, Izraeli paralajmëroi vendet evropiane se çdo plan për të njohur një shtet palestinez përbën një “çmim për terrorizmin” që do të zvogëlonte shanset për një zgjidhje të negociuar të konfliktit në Gaza.
Në anën tjetër luftimet mes Hamasit dhe ushtrisë izraelite janë duke vazhduar – derisa shumë shtete kanë bërë thirrje për dialog dhe armëpushim.
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit