Bashkimi Evropian duhet të përshpejtojë furnizimet me municion për Ukrainën, pasi forcave të këtij shteti iu duhen 1.000 fishekë artilerie çdo ditë vetëm në rajonin e Bahmutit, tha shefi i diplomacisë së bllokut evropian, Josep Borrell.
Borrell tha se ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, u ka thënë homologëve të tij të BE-së gjatë takimit në Stokholm se Kievi ka nevojë për më shumë mbështetje që të mbrojë veten kundër pushtimit të Rusisë.
Përreth qytetit lindor të Bahmutit, ku për muaj të tërë po zhvillohen luftime të ashpra, “Ukraina ka nevojë për rreth 1.000 fishekë artilerie çdo ditë”, tha Borrell më 13 maj, pas takimit të BE-së.
I pyetur se si mundet BE-ja të përshpejtojë furnizimet, Borrell tha se shtetet anëtare duhet të marrin municione nga depot e tyre dhe të tejkalojnë sfidat logjistike./euronews
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje