Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian do zhvillojnë takimin tradicional me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor. Ky takim do mbahet në margjinat e takimit të rregullt të shefave të diplomacisë evropiane të shteteve anëtare të BE-së. Kosovën në këtë takim e përfaqëson ministrja e jashtme Donika Gërvalla.
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Jospeph Borrell në fillim të takimit ministror ka theksuar se takime me gjashtë ministrat nga Ballkani Perëndimor dëshmon se sa i rëndësishëm është rajoni për Bashkimin Evropian.
“Do të diskutojmë propozimet e fundit të komisionit për zgjerim, do këmbëngulim në nevojën për të ndjekur më nga afër politikën tonë të jashtme. Disa vende nuk kanë harmonizuara politikat me politikën e jashtme të BE-së, si dhe sanksionet”, ka porositur Borrell.
Edhe ministrja e jashtme gjermane, Analean Baerbock ka cilësuar se oferta e paqes dhe sigurisë në Bashkimin Evropian është mburoja më e rëndësishme, veçanërisht për partnerët dhe miqtë në Ballkanin Perëndimor.
“Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme që ne të kuptojmë në këto kohë se zgjerimi është një çështje gjeopolitike, se nuk duhet të ketë zona gri për paqen dhe sigurinë në Evropë. Prandaj jam shumë i kënaqur që Ministri i Jashtëm dhe Ministrat e Jashtëm të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor janë sërish këtu sot për të shkëmbyer ide”, ka deklaruar shefja e diplomacisë gjermane.
Sipas paralajmërimeve nga selia e BE-së, gjatë takimit të përbashkët me ministrat e rajonit do trajtohet situata e sigurisë në Ballkanin Perëndimor si dhe bashkëpunimi mes BE-së dhe vendeve të rajonit në fushën e politikës së jashtme dhe sigurisë./RTK/
Arbër Zeneli, Vedat Muriqi, Albion Rrahmani – treshja e het-...
WhatsApp nuk do të funksionojë tek këta Iphone
Kombëtarja shqiptare zhvillon seancën zyrtare stërvitore në ...
Cakolli i KDI-së tregon tri opsione nëse shkohet në zgjedhje...
Pas humbjes bindëse nga Norvegjia, Italia rikthehet tek fito...
Kurti viziton Ujmanin: Prona e Ibër-Lepencit në Zubin Potok ...