
LONDON, ENGLAND - MARCH 12: British Prime Minister Boris Johnson holds a news conference addressing the government's response to the coronavirus outbreak on March 12, 2020 in London, England. (Photo by Simon Dawson-WPA Pool/Getty Images)
Zyra e Kryeministrit britanik Boris Johnson njoftoi se ai dhe shefi i Thesarit Rishi Sunak do të gjobiten nga policia për shkeljen e rregulloreve të lidhura me COVID-19.
Ky zhvillim pason akuzat për mbajtjen e festave në zyrat qeveritare gjatë kohës së vendosjes se kufizimeve të lidhura me pandeminë. Po kështu pritet të gjobitet edhe bashkëshortja e zotit Johnson, Carrie Johnson.
Skandali i njohur si “partygate” ka çuar në hetimin e dhjetëra politikanëve dhe zyrtarëve britanikë lidhur me akuzat se qeveria ka shpërfillur kufizimet e vendosura nga ajo vetë mbi pandeminë. Personeli i kryeministrit Johnson ka zhvilluar festa në zyrë në vitin 2020 dhe 2021 ndërsa miliona në Britani iu përmbaheshin rregullave të rrepta të bllokimit.
Zbulimi i këtyre fakteve ka shkaktuar zemërim publik. Zoti Johnson ka mohuar të ketë kryer ndonjë shkelje, por ai dyshohet se ka qenë në disa nga dhjetëra festat e organizuara në zyrën e tij e ndërtesa të tjera qeveritare, të cilat po hetohen nga policia./VoA/
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...