Google ADS

Boko Haram po përgaditet për një përballje

21:38 | 6 Mars 2015
Arbresh.info

Anëtarët e grupit islamik Boko Haram do të mblidhen në selinë e tyre në Gvoza, në verilindje të Nigerisë, ku do të përgatiten për një përballje me forcat shumëkombëshe, na informojnë banorët lokalë dhe burime nga komuniteti i inteligjencës.

Islamistët bëjnë thirrje civilëve të largohen nga qyteti për të shmangur një konflikt që është duke u përgatitur, sipas dëshmitarëve okularë, raporton AP.

Në ndërkohë, Bashkimi Afrikan ka miratuar krijimin e forcave rajonale me 10.000 njerëz që do të angazhohen në luftën kundër grupit islamik Boko Haram, thane diplomatët sot, njoftoi AFP.

Këto forca do të kenë një bazë në kryeqytetin e Çadit, njoftoi AFP.

Të paktën 13.000 njerëz janë vrarë dhe më shumë se një milion janë zhvendosur që nga fillimi i rebelimit te grupit terrorist Boko Haram në 2009, kujton AFP./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale