Grupi militant islamik, Boko Haram, gjithnjë e më shumë është duke i detyruar të kryejë sulme vetëvrasese me bomba, paralajmëron UNICEF.
Sipas kësaj organizate fëmijët fillimisht drogohen dhe më pas përdoren për sulme kamikaze, transmeton portali arbresh.info.
Përdorimi i fëmijëve si kamikazë është rritur ndjeshëm gjatë këtij viti.
Në tre muajt e parë të vitit, 27 fëmijë janë përdorur për sulme vetëvrasëse, në krahasim me nëntë raste të së njejtës periudhë gjatë vitit të kaluar.
Që nga viti 2014, 117 sulme janë kryer nga fëmijë, ku në 80 për qind të rasteve janë përdorur vajzat.
Boko Haram ka rrëmbyer mijëra gra, ku shumica e tyre janë përdhunuar dhe janë detyruar të martohen me militantët. /Arbresh.info
FBI konfirmon se drejtori i saj ishte shënjestër e hakerëve:...
Ushtarët amerikanë ruajnë kufirin e Kosovës, KFOR publikon p...
Kurti u prit nga Macron në Paris, diskutuan për integrimin e...
“Jutarnji”/ Nga ëndërr në histori: Serbia është përshëndetur...
Goditet baza e armëve në Itali, arrestohet shqiptari dhe par...
Ja kur del paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik