Kompania “United Airlines Holdings” njoftoi të premten se avionët Boeing 737 MAX nuk do të përdoren për fluturime deri më 3 nëntor, një shtyrje e re e afatit që çon në anulimin e rreth 2,100 fluturimeve në shtator dhe 2900 në muajin tetor.
Prej muajit mars të këtij viti avionët janë hequr nga qarkullimi në mbarë botën, pas dy incidenteve të rënda në Etiopi dhe Indonezi ku si pasojë humbën jetën 346 personave.
Shtyrja ishte e pritshme pasi kompania Boing njoftoi më 27 qershor se ka gjasa ta zgjasë deri në shtator afatin për të rregulluar një defekt të ri tek avionët 737 MAX, bazuar në gjetjet e Aministratës Federale të Aviacionit.
Boeing-u shpreson në një përmirësim të programin të avionit dhe pritet t’i trajnojë sërisht pilotët për të parandaluar të dhënat e pasakta të shkaktuara një sistem i quajtur “MCAS”, i cili u aktivizua në të dy incidentet, përpara se avionët të rrëzoheshin në tokë./tch/
Numërimi i votave ndalet sot në ora 12:00, rifillon më 1 jan...
Osmani paralajmëron njohje të reja për Kosovën në fillim të ...
Tirana pa ujë për festa, shkarkohet kreu i Ujësjellësit
71 deputetë të legjislaturës së 9-të pritet të jenë edhe në ...
Moti sot në Shqipëri, ulje temperaturash dhe reshje bore në ...
Izraeli do të ndalojë hyrjen e 37 grupeve humanitare në Gaza