Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është shprehur i tronditur për tentim vrasjen e ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe.
Duke folur në mbledhjen e ministrave të jashtëm të G20 në Indonezi, Blinken tha se ishte “thellësisht i pikëlluar dhe thellësisht i shqetësuar” nga të shtënat, transmeton portal arbresh.info
“Mendimet tona, lutjet tona janë me të, me familjen e tij, me popullin e Japonisë,” tha Blinken.
“Ky është një moment shumë, shumë i trishtuar. Dhe ne jemi në pritje të lajmeve nga Japonia”, shtoi ai.
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, iu bashkua Blinken në nderimin e Abe dhe në një postim në rrjetin e tij social, Truth, e quajti 67-vjeçarin “një mikun tim të vërtetë dhe, më e rëndësishmja, për Amerikën”./arbresh.info/
Princi Harry vizitë në Kiev, kërkon nga Putini të ndalë luft...
BE-ja miraton zyrtarisht kredinë për Ukrainën dhe paketën e ...
Kuvendi nesër mban dy seanca
Mbahet seanca ndaj të akuzuarës për spiunazh Jelena Gjukanov...
Sonte Trepça-Peja, përballje e zjarrtë në gjysmëfinale të pl...
Ushtarët çekë, moldavë dhe italianë të KFOR-it patrullojnë n...