Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të enjten se Uashingtoni nuk do të lejojë asgjë që të pengojë dërgimin në Ukrainë të armëve që asaj i nevojiten për të luftuar kundër Rusisë.
“Nuk do të lejojmë asgjë që do të pengonte dërgimin (e armëve) që iu nevojiten ukrainasve dhe që ne mendojmë se janë të efektshme”, tha zoti Blinken.
Duke folur me gazetarët në NATO pas një takimi të ministrave të jashtëm, Sekretari Blinken tha se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë se çfarë armësh të reja mund të dërgojnë në Ukrainë.
Ai foli për “sisteme të reja” që nuk janë ofruar deri më tani nga vendet anëtare të NATO-s, por nuk bëri të ditura detaje të mëtejshme.
Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara po ruajnë dhe po shtojnë presionin ndaj Kremlinit./VOA/
KQZ: Në përfaqësitë diplomatike lejohet votimi edhe me dokum...
Në prag të Vitit të Ri, Policia e Kosovës shpërndanë dhurata...
Ballkani e mbyll gjysmëstinorin si kampion në Superligën e K...
Vuçiq fton serbët ta votojnë Listën Serbe, më 28 dhjetor
KOSTT: 4 blloqe prodhojnë energji 800 megavat në orë, konsum...
Kurti prezanton sistemin raketor antitank “Panzerfaust 3”, m...