Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dënoi sulmin e Rusisë pranë kufirit të Ukrainës me Poloninë.
Zyrtari amerikan ka bërë thirrje që “brutaliteti” të ndalet gjersa lufta po i afrohet më shumë pragut të NATO-s.
“Ne dënojmë sulmin me raketa të Federatës Ruse ndaj Qendrës Ndërkombëtare për Ruajtjen e Paqes dhe Sigurisë në Yavoriv, afër kufirit të Ukrainës me Poloninë”, shkroi Blinken në Twitter.
Tridhjetë e pesë persona u vranë dhe 134 u plagosën pasi më shumë se 30 raketa u qëlluan në një bazë ushtarake herët në mëngjes të së dielës.
Qendra Ndërkombëtare e Paqeruajtësve dhe Sigurisë është një bazë e madhe ushtarake që përfshin një qendër trajnimi për ushtarët dhe në të kaluarën ka strehuar forcat e SHBA-së dhe NATO-s./alsat/
We condemn the Russian Federation’s missile attack on the International Center for Peacekeeping and Security in Yavoriv, close to Ukraine’s border with Poland. The brutality must stop.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) March 13, 2022
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim