Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, në kuadër të të cilit lëvizja palestineze ka liruar disa nga pengjet që mban në këmbim të të burgosurve palestinezë, “dha rezultate”, tha sot sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.
“Pengjet janë kthyer në shtëpi, janë bashkuar me familjet e tyre,” dhe armëpushimi gjithashtu lejoi kalimin e më shumë ndihmave humanitare për civilët e pafajshëm në Gaza, të cilët kanë nevojë dëshpërimisht për të”, tha Blinken nga Tel Avivi gjatë takimit të tij me presidentin izraelit Isaac Herzog.
“Ky proces ka dhënë rezultate dhe shpresojmë se do të vazhdojë”, theksoi ai.
Armëpushimi, i cili hyri në fuqi të premten dhe fillimisht ishte menduar të zgjaste katër ditë, është zgjatur dy herë deri më tani.
Deri tani janë liruar 70 pengje izraelite dhe 210 të burgosur palestinezë./abcnews.al
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...
Ambasada e Kosovës në SHBA për vdekjen e Eliot Engel: Trashë...
Vdekja e Engel, Abdixhiku: Humbëm një mik të madh, por mbësh...
Vjosa Osmani: Eliot Engel ishte zëri i Kosovës në Kongresin ...