Biznesmeni vendos t’i jap fund jetës… fton miqtë në funeral ditën

23:34 | 17 Tetor 2015
M. A.

Një biznesmen që ka përdorur rrjetin social LinkedIn për të zbuluar planin e tij për t’i dhënë fund jetës.

Simon Binner, 57 vjeç u diagnostifikua me një sëmundje agresive nervore MND dhe ka vendosur për t’i dhënë fund jetës në një klinikë në Bazel të Zvicrës.

Binner gjithashtu bashkë me Bashkësinë Humaniste të Britanisë ka ndërmarrë dhe një nismë për t’u dhënë të drejtën individëve që vuajnë nga sëmundje terminale mundësinë që për dhënë fund jetës.

Vitin e kaluar Gjykata e Lartë në Britani ndaloi doktorët që të ndihmonin një pacientin për t’i dhënë fund jetës. Por, shumë persona ashtu si Binner udhëtojnë në Zvicër për të vdekur.

Në LinkedIn ia bën të ditur se do të vdesë të hënën, ndërsa në një video të publikuar në Facebook tregon detaje mbi planin e tij për funeralin.

“Do të vdes në Zvicër… të hënën më 19 tetor 2015 dhe funerali im do të jetë të premten më 13 nëntor 2015”, shkruan 57-vjeçari.

“Sëmundja ime po përparon shpejt. Kirurgu fillimisht më thanë mund të jetoja deri në 2017/2018, por ishte gabuar – nuk ka asnjë shqetësim, nuk është një shkencë ekzakte!”.

Shpërndaje në rrjete sociale