Bisedimet e paqes për Sirinë të kryesuara nga OKB-ja janë shtyrë deri me 20 shkurt, ka thënë dërguari i posaçëm i OKB-së në Këshillin e Sigurimit.
Bisedimet në Gjenevë ishin planifikuar të fillojnë me 8 shkurt, por Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka njoftuar se bisedimet do të mbahen me vonesë, transmeton arbresh.info.
Ministria tha se shtyrja do t’i japë opozitës siriane më shumë kohë që të përgatitet dhe të sigurohet se do jetë gjithëpërfshirëse në bisedime.
Rusia, Irani dhe Turqia kanë mbajtur bisedime për paqen në Siri në javën e kaluar në Astana. Sipas diplomatëve bisedimet në Astana mund të hapin një udhë te re bisedimeve tjera mbi paqen në Siri./Arbresh.info
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...